Hilsn

Ngjarje tragjike në vend! Era e fortë rrëzon një grua në tokë, fatkeqësisht ajo humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një grua është gjetur e pajetë në Bulevardin kryesor të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen“Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima rreth 50 vjeçe, dyshohet se si pasojë erës së fortë, është rrëzuar dhe përplasur në trotuar, ku ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë ambulanca, ndërsa autoritetet përkatëse po kryejnë ekspertizat për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

 

×