Hilsn

Egli hapi ‘barkun’ për Gjestin, këngëtari i përgjigjet në këtë mënyrë!

Egli Tako, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një intervistë për “Andale / The Dalina Show”, ajo u shpreh se raporti i tyre nuk ishte kurrë një lidhje e mirëfilltë dashurie, por një afrimitet i ndërtuar nga dinamika e lojës.

“Marrëdhënia jonë nuk kishte komponent romantik, por ishte më shumë shoqërore. Brenda katër mureve gjërat duken më të forta se ç’janë, por nuk bëhej fjalë për ndjenja të thella. Ishte thjesht lojë, një person i duhur në momentin e duhur,” – tha Egli.

Ajo shtoi se në disa raste mund të ketë pasur një “deluzion”, por sot e sheh raportin ndryshe: “Ai nuk më frymëzonte si person në kuptimin e madh, thjesht kalonim mirë.” Egli pranoi gjithashtu se nuk e ka më numrin e Gjestit.

Pas këtyre deklaratave, Gesti duket se ka dhënë një reagim të tërthortë.

Në InstaStory-n e tij u publikua një pjesë kënge me vargjet:

“Nuk është dashuri. Kjo që ti ndjen quhet obsession. Një iluzion në mendimet e tua”, që nga ndjekësit është lexuar si një përgjigje e koduar ndaj fjalëve të saj.

×