Dhunohet brutalisht në qytetin e Vlorës punonjësi i Ndërmarrjes së Pastrimit Kozma Kukli.
Ky i fundit 70 vjeç është qëlluar në befasi nga dy persona, të cilët sapo kanë zbritur nga fugon, kanë filluar ta dhunojnë. Të paktën kështu ka dëshmuar i dhunuari në polici.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme përballë tregut të Çoles.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas lajmërimit të qytetarëve që janë gjendur në zonë. Mjekët kanë raportuar se Kozma Kukli ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në syrin e djathtë, duke i rrezikuar dhe shikimin.
Sakaq, një reagim zyrtar pritet nga Policia e Vlorës për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje si dhe kush janë autorët.