Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur vlonjate

    0
    By admin on April 8, 2025 Uncategorized

    Një tjetër pasuri e kinematografisë

     

    dhe skenës shqiptare është ndarë nga jeta.

     

    Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.

     

    Lajmin e trishtë e ka dhënë pasditen e kësaj të martë gazetari vlonjat, Ergys Alushi i cili ka njoftuar se aktorja e cila sfidoi kohën ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë kështu në dhimbje familjarët, qytetarët e Vlorës, por dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndoqën artin e saj.

    “Ndahet nga jeta Meliha Ferra.Një nga themelueset e estradës profesioniste të Vlorës. Një nga aktoret e shfaqjes së parë të estradës “Kalon turjela nëpër bucela”. Një nga vajzat e para të Vlorës që theu paragjykimet e kohës duke u aktivizuar dhe luajtur në skenën e teatrit të qytetit. Meliha Ferra ishte bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Myqerem Ferra, duke krijuar së bashku një çift simpatik për publikun vlonjat. Vlora humbi sot një figurë ikonike të historisë së saj, artistike e qytetare”, shkruan gazetari.

    Meliha ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.

    Mehila Ferra arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve. Përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, formuan çiftin simpatik, të cilët u dhuruan shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.

    Previous ArticlePas një beteje me kancerin, ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i njohur
    Next Article Dështim total? S’kishte ndodhur asnjëherë, konkurrentja e re e ‘Ferma Vip’ bënë atë që se ka bërë asnjë më parë!
    Të Fundit

    Ngjarje e rëndë në vend! Ishte në lule të moshës, gjendet i p*jetë 33 vjecari!

    August 21, 2025

    ‘Hëna e Z*zë’ po vjen, ja ndikimi i saj dhe cfarë fsheh ky lloj fenomeni natyror!

    August 21, 2025

    ‘Të dua, por më premto që nuk do më vrasësh…’ RRENQETHESE! Ja cfarë shkruante Gazmenti për pasionin që i mori jetën

    August 21, 2025
    Tv Show

    U nda nga jeta “Gjykatësi më i mirë i Amerikës” Amaneti i fundit përlot botën

    August 21, 2025

    Aksident në Kosovë, një i v*ekur dhe pesë të lënduar

    August 21, 2025

    Tragjike/ Anija e mbytur me emigrantë në mes të detit, raportohen të lënduar dhe v*ktima

    August 21, 2025
    Horoskopi

    Një ngjarje e rëndë do ju tr*ndis! Yjet sjellin trazira për këto shenja, ja cfarë ju pret

    August 21, 2025

    ‘Hiqet si i mirë, por ju do të keqen!’ Yjet cjerrin fytyrën e këtij personi të afërt, ja në c’mënyrë do surprizoheni!

    August 20, 2025

    Zhvillime të reja, ndikime tr*nditëse! Hëna e re e Gushtit sjellë këto ndryshime në këto shenja

    August 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025

    Ylli Merja. Keni gazra dhe fryrje barku? Ja zgjidhja me vetëm një produkt që ke në shtëpi

    May 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.