Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të vendit të njohur si
“Ura e Peshkatarit”, ku një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas njoftimit të policisë, autobusi ka aksidentuar shtetasin
Z. I., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi N. H., 56 vjeç, është shoqëruar dhe arrestuar nga Policia e Tiranës,
ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”
autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.





