Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh, ku një 65-vjeçare është kafshuar nga një qen.
Si pasojë e kafshimit nga qeni, e moshuara ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë Emine Agolli nga fshati Çërragë,
e cila nuk ka mundur që t’i mbijetonte plagëve të marra në këmbë nga kafshimi i qenit të fqinjëve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit.





