Hilsn

Reagon Joz Marku: A do të jetë opinionist në sezonin e ri të BBVA?

Emri i Joz Markut është lakuar së fundmi si një nga kandidatët e mundshëm për të qenë opinionist në formatin televiziv, duke nxitur një reagim të drejtpërdrejtë prej tij.

Gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Goca dhe Gra”, ai u përball me pyetjen nëse do t’i bashkohet panelit të “Big Brother VIP Albania Fan Club” në sezonin e ri.

Në vend të një konfirmimi apo mohimi të prerë, Marku zgjodhi të japë një përgjigje evazive, duke mos zbuluar detaje konkrete mbi angazhimin e tij, por pa e përjashtuar si mundësi.

“Urime dhe suksese për kolegen (Françeska Murati). Edhe jam edhe s’jam. Akoma nuk kam firmos ndonjë kontratë, më mirë pyesni Françeskën”, tha ai.

Kjo mënyrë komunikimi ka shtuar edhe më tej dyshimet e publikut, duke e lënë ende pezull zyrtarizimin e emrit të tij në këtë pozicion.

×