Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji.
Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një person, i cili po drejtonte një biçikletë në zonën e njohur si ish-qendra tregtare.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sakaq, lidhur me rastin në fjalë pritet reagimi i Policisë së Shtetit për të zbardhur më tepër mbi rrethanat e rastit.