Hilsn

WOW Një tjeter ‘vizitor’ i papritur hyri në shtëpi, si e pritën banorët? GJESTI nuk duron dot,THYEN rregullat…

Loja e mos reagimeve ka vazhduar edhe ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,

 

“Big Brothe VIP 4”. Pjesë e kësaj sfide është bërë edhe një qen, ku banorët u gëzuan kur e panë.

 

Kur qeni doli jashtë ku ishin disa banorë, e para që e pa ishte Loredana e cila bërtet: “O Zot i madh” dhe menjëherë ndërhyn Kelly duke i thënë që të mos reagojë.

 

Kur e pyesin se ça ishte, banorja përgjigjet: “Ishte një avion në qiell shumë i bukur”.

 

Më pas qenin e shohin edhe banorët e tjerë dhe Gerta i mban lojë Loredanës dhe shprehet: “O Zot, vdiqëm të hipim edhe njëherë në avion, të bëjmë një rrugë, një udhëtim”.

Ndërkohë Ola dhe Aldo kanë bërë batuta me njëri-tjetrin teksa qeni lëvizte nëpër shtëpi.
“O Aldo sa i mirë që je o Aldo”, thoshte Ola ku në fakt e kishte për qenin. Më pas ajo përqafon Valbonën dhe i thotë: “Sa e mirë je moj Bona”.

Ndërkohë teksa Gjesti e kishte qenin në krah, Vserlo shkon dhe e përqafon banorin, por në fakt si qëllim kishte që të përqafonte katërputroshin.

×