Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës ditën e sotme, ku një 17-vjeçare, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike qëlloi veten me armë zjarri në kokë.
Ajo u nis menjëherë në spitalin e Vlorës ku më vonë gjendja e të miturës u rëndua, situatë që solli transportimin e saj drejt Spitalit të Traumës.
Uniformat blu dhe drejtori i policisë kanë shoqëruar të atin e 17-vjeçares në komisariatin e Vlorës. Fillimisht babai i saj, Saimir H., ka kundërshtuar shoqërimin në komisariat, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë për t’i qëndruar pranë vajzës.
Gjatë shoqërimit në komisariat babai i së miturës dëgjohej teksa bërtiste “ Po me vdes çupa ore”
Blutë dyshojnë se para ngjarjes vajza ka pasur një konflikt me të atin, por ende nuk dihen detajet.
View this post on Instagram