Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.
Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.
Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.
Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale.






