Hilsn

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, bllokohet qarkullimi në një korsi

Një kamion është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Mësohet se si pasojë e aksidentit qarkullimi në njërën prej korsive është bllokuar

Rrethanat ende nuk janë të ditura, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tyre.

×