Hilsn

Kishte planifikuar intervistë live me Bieta Sulon, babai i Malit në gjendje të rënduar në spital (MESAZHI)

Babai i Malit, Faik Retkoceri, kishte për të dhënë pasditen e sotme një intervistë për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel. Por kjo gjë nuk ndodhi, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të banorit të “Big Brother VIP 5”, Mali.

Moderatorja e njohur u shpreh se kur po bëheshin gati për prova për lidhjen direkte, e motra e Faikut ka dërguar një mesazh përmes telefonit të tij.

“Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkte me të, na vjen ky mesazh. Ndërkohë që përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Bieta Sulo.

Ndërkohë në mesazhin e dërguar nga halla e Mali thuhet:

“Përshëndetje e nderuar. Unë jam e motra e Faikut, Rema, po më vjen shumë keq se nuk mundet Faiku me dhënë intervistë. Ai është në spital duke marrë infuzion dhe është pak në gjendje të rëndë, sepse nuk po mundet me u përballë me komentet nëpër rrjetet sociale. Shpresoj se keni mirëkuptim. Kalofshi mirë”.

Bieta shton se edhe në bisedën telefonike që patën me motrën e tij, ajo ka thënë se ‘ai nuk është ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë dhe është dërguar menjëherë në spital”.

Kujtojmë se në spektaklin e së shtunë, Faiku ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të takuar djalin e tij, me të cilin kishin 7 vite që nuk komunikonin.

Mali refuzoi që t’a takonte, duke thënë se një ditë do të vinte dhe ky takim. Ndërkohë për “Fan Club”, Faiku bëri deklarata të forta kundër ish-bashkëshortes së tij, duke thënë se ajo është shkaku që fëmijët nuk flasin me të.

×