Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Xhensila Myrtezaj ‘mollë sherri’? Ledri Vula i jep fund lidhjes, romanca me vajzën milionere dhe ndarja e tyre

    0
    By admin on June 28, 2025 TvShow

    Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale.

    Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin,

     

     

    sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund.

     

    Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.

    Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.

    Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje. Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh. Thuhet se këto pamje janë realizuar në Ibiza. Ndërsa Xhensila përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, një detaj e tradhton: tatuazhi në dorë që e identifikon qartë. Veshur me streçe të zeza dhe crop top të njëjtë, ajo shihet duke përqafuar Ledrin, në një moment që duket mjaft intim. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto foto, pamjet kanë ndezur rrjetin dhe po lënë hapur shumë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

    Nëse më parë u fol se projekti i përbashkët muzikor “Ma kthe” ishte thjesht bashkëpunim profesional, sot interpretimet janë më të guximshme. Në videoklipin e këngës ata shfaqen në skena të ngrohta, plot kimi dhe intimitet një ndjesi që, sipas ndjekësve, tejkalon kufijtë artistikë. Vetë Ledri është pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, dhe në një intervistë të shkurtër është shprehur: “Nuk kam ç’të fsheh, por ndonjëherë është mirë të mos thuash asgjë.”

    Një përgjigje që më shumë ushqen se ndalon spekulimet. Nga ana tjetër, Xhensila ka zgjedhur të mos komentojë për jetën private, duke e lënë publikun të flasë me interpretimin e vet. Ajo ka postuar fragmente nga klipi dhe momente nga Ibiza, pa përmendur as Ledrin, as ndonjë sqarim për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Por pushimet në Ibiza, shkëndijat në klip dhe heshtja publike e të dyve, vetëm sa e bëjnë historinë më intriguese. A është Xhensila arsyeja e vërtetë e ndarjes së Ledrit me Rinën? Apo thjesht rasti i një bashkëpunimi artistik që “dogji pak më shumë se duhej”? Koha do ta tregojë.

    Previous ArticleU fol se është në lidhje me Ledri Vulën, Xhensila Myrtezaj bënë veprimin e papritur ndaj Bes Kallakut!
    Next Article E FUNDIT: Aksident në Tiranë, ja cfarë raportohet (Detaje)
    Të Fundit

    Erdhi për pushime në Shqipëri, 15 vjecari bie nga ballkoni i katit katërt dhe…

    July 17, 2025

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Cfarë ka ndodhur me flokët dhe kokën e Xhensila Myrtezajt? Shtanget rrjetin me dukjen e saj të fundit

    July 17, 2025
    Tv Show

    Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

    July 17, 2025

    Katër shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit, ja çfarë parashikojnë yjet

    July 17, 2025

    HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

    July 17, 2025
    Horoskopi

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025

    Debate të ashpra që do ju trazojnë jetën! Kjo e Martë nuk do jetë dita juaj, ja cfarë thonë yjet

    July 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.