Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

    0
    By admin on July 31, 2025 TvShow

    Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

    Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.

    Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

    “Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.

    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.

    Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

    Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

    Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./REL

    Previous ArticleGjysma e vitit do të jetë plot lekë dhe fat për këto 4 shenja! Astrologia e njohur lumturon këto shenja
    Next Article Po pinin alkool në lokal, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Si nisi sherri mes tyre…
    Të Fundit

    Tronditëse! Një 35-vjeçar gjendet pa shenja jete i c*pëtuar, arrestohen partnerja dhe nëna e tij!

    July 31, 2025

    Aksident i frikshkëm në Tetovë-Shkup, 3 persona humbin jetën!

    July 31, 2025

    Mbani shënim këto 5 data për muajin Gusht! Ngjarje me rëndësi dhe me shumë fat, por dhe me…

    July 31, 2025
    Tv Show

    Pl*gosje në Theth, i riu transportohet me urgjencë në spital, policia drejt vendngjarjes

    July 31, 2025

    E rëndë/ Një 35-vjeçar gjendet pa shenja jete i copëtuar në një kosh me gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

    July 31, 2025

    Tmerr në ajër/ Avioni me gati 300 persona pësoi një rënie të papritur, raportohet për disa tëplagosur

    July 31, 2025
    Horoskopi

    Mbani shënim këto 5 data për muajin Gusht! Ngjarje me rëndësi dhe me shumë fat, por dhe me…

    July 31, 2025

    Dita e fundit e Korrikut sjellë TR0NDITJE për këto shenja! Tensione dhe të papritura të paimagjinueshme

    July 31, 2025

    Gjysma e vitit do të jetë plot lekë dhe fat për këto 4 shenja! Astrologia e njohur LUMTURON këto shenja

    July 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.