Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Hera e dytë që fitojë pa nënën time…’ Edi Rama emocionon me fjalimin e tij për fitoren e emandatit të katërt

    0
    By admin on May 14, 2025 Të Fundit

    Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot nga Sheshi “Skënderbej” të gjithë shqiptarët të cilët i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës të dielën e 11 Majit.

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, falenderoi në veçanti familjarët e tij për të cilët tha se nuk e kanë lënë vetëm në asnjë moment, duke i pasur si mbështetje të vazhdueshme.

    Edi Rama foli për nënën e tij duke thënë se është hera e dytë që ka fituar pa praninë e saj, ndërsa theksoi se së bashku me të atin, janë krenarë dhe duke e ndjekur nga lart.

    Për bashkëshorten e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë tha se ajo mban katër këndet, ndërsa falenderime zemre ka shprehur edhe për fëmijët e tij, Gregun, Zahon dhe vajzën e Lindës, Rean.

    “Edhe këtë herë njësoj si herën e shkuar, ime më, Aneta, nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit si në një llogore lufte deri ditën që iku të ribashkohet me tim atë.

    Duke qenë se edhe këtë herë që të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mosozotshme të të mosozotshmëve, dua t’ju them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku dhe janë krenar për mua dhe janë krenar për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë.

    Ndërkohë që unë jam sot përsëri shumë krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, që jetojnë jetën e tyre larg dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, larg çdo marrëdhënieje në konflikt interesi, duke duruar sidomos Rea agresione të rënda verbale nga më të neveritshmet.

    Ju falenderoj nga zemra të dyve dhe uroj t’ju bëj krenar me punën time sot dhe inshaallah në gjurmën e punës sime nesër.

    Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që nuk arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut.

    Linda është shtylla që mban katër këndet, shumë faleminderit grua, dhe besoj se mund të flas dhe në emrin tënd, duke e falenderuar Zahon i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore.

    Kjo fitore me notën 10 që e kisha ndjerë dhe paralajmëruar mund të jetë e pabesueshme për ata që as se kanë kuptuar që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga dje dhe as nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ka për ta ndryshuar kurrësesi qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që s’do.”-tha Rama.

    edi rama
    Previous ArticleI kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet njëherë e mirë dhe tregon se cfarë e ‘PENGON’ të marrë pjesë!
    Next Article Zbulohet ARSYEJA MADHORE e largimit të Albës dhe Limit nga Ferma Vip???
    Të Fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar në Zl! Humb nënën e tij (Foto)

    May 14, 2025

    Zbulohet ARSYEJA MADHORE e largimit të Albës dhe Limit nga Ferma Vip???

    May 14, 2025

    ‘Hera e dytë që fitojë pa nënën time…’ Edi Rama emocionon me fjalimin e tij për fitoren e emandatit të katërt

    May 14, 2025
    Tv Show

    Do rikthehen si cift në Ferma VIP? Produksioni del me njoftim të rëndësishëm pas largimit të Limit dhe Albës

    May 14, 2025

    Numërohen me shume se gjysma e votave në Shqipëri, rezultati drejt fi…

    May 12, 2025

    G Bani thyen heshtjen pas fotove me Xhenetën, publikon mesazhet

    May 12, 2025
    Horoskopi

    Dikush do vuaj e do qaj, dikush do qesh e do gëzojë/ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret!

    May 14, 2025

    A jeni ju pjesë e tyre? Këto dy shenjave të horoskopit do t’u mbushen xhepat dhe do iu plotësohet zemra!

    May 13, 2025

    ‘Do ju hapet dera e mundësisë më të MADHE…’ Njihuni me 3 shenjat më me fat të kësaj jave

    May 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.