Hilsn

Nis “lufta” e parë mes Big Brother VIP Albania & Kosova

Përballja mes “Big Brother VIP Albania” dhe “Big Brother VIP Kosova” ka nisur zyrtarisht në rrjetet sociale, ende pa filluar transmetimi, teksa të dy produksionet kanë publikuar videot e tyre promovuese.

“Big Brother VIP Kosova” konfirmoi i pari nisjen e sezonit të katërt, i cili fillon mbrëmjen e nesërme, më 17 nëntor.

Ndërkohë, “Big Brother VIP Albania” ishte në qendër të aludimeve se mund të mos kishte një sezon të ri këtë vit, zëra të lidhura edhe me ndarjen e përfolur mes Sara Hoxhës dhe Ledion Liços.

Por, të gjitha këto aludime morën fund kur të dyja faqet publikuan videot zyrtare. “Big Brother VIP Kosova” konfirmoi dyshen e prezantuesve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi me një video të publikuar rreth një javë më parë, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 856 mijë shikime.

Nga ana tjetër, “Big Brother VIP Albania” konfirmoi nisjen në Dhjetor dhe prezantuesin Ledion Liço. Videoja promovuese e BBVA, megjithëse e publikuar më vonë, ka kaluar menjëherë shifrën e 1 milion shikimeve.

×