Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    S*ksi në komunizëm, aktori i njohur bënë reagimin e ashpër ndaj Grida Dumës!

    0
    By admin on July 11, 2025 Të Fundit

    Aktori i njohur Astrit Çerma ka reaguar me tone të forta ironike pas episodit të fundit të emisionit Top Story, që trajtoi temën “Seksi dhe dashuria në komunizëm”.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çerma e ka quajtur trajtimin e kësaj teme një “llomotitje” nga, siç i quan ai, “dum-dumat e Dumës”, duke iu referuar moderatores Grida Duma dhe të ftuarve të emisionit.

    Çerma ka kujtuar një përgjigje të aktorit italian Roberto Benigni, për të përforcuar idenë se pavarësisht mungesave materiale apo lirive të caktuara, në atë kohë kishte më shumë dashuri të vërtetë sesa sot:

    “E po… natyrisht, ne, në krahasim me ju që jetoni në këtë kohë kemi vuajtur për seks, ama sa për dashurinë – dashurinë tonë në ato vite ju as keni për ta ndjerë kurrë.”

    Në mënyrën e tij karakteristike, Çerma ndau një episod personal të viteve të diktaturës, ku një fëmijë i vogël kërkonte librin “Aventurat e Pifit”, por për shkak të keqkuptimit që emri “Pif” ngjante me një fjalë banale, u ndëshkua nga gjyshja dhe u bë “shkak paniku” mes grave të lagjes.

    Ai e përdor këtë histori për të theksuar absurditetin e moralizimeve të asaj kohe, duke vënë në kontrast më pas atë me mënyrën si është banalizuar dashuria sot.

    Në fund të postimit, Çerma godet ashpër realitetin aktual:

    “Sot ‘Pifat’ kanë dalë sheshit jo vetëm si qen, por edhe si çakej, si kuçedra, si lubij… Dashuria është kthyer në një kurvëri të neveritshme, ku çdo pjesë e trupit dhe shpirti shitet si në pazar.”

    Postimi i plotë i Çermës:

    “Mbi seksin dhe dashurinë në diktaturë.”

    Me këtë temë e hapi emisjonin e saj e njohura specialiste Duma dhe një dorë të njohurish dum-dumash meshkuj e femra specialistë të ftuar..

    Sa dëgjova fjalët e para mbi këtë temë seç mu kujtua i madhi Roberto Bengini që kur e pyetën u përgjegj pak a shumë kështu:

    “E po.. Natyrisht, ne, në krahasim me ju që jetoni në këtë kohë kemi vuajtur për seks, ama sa për dashurinë, dashurinë tonë në ato vite ju as keni për ta ndjer kurrë”.

    Sa për ato llomititje që filluan të llokçizin “dum-dumat e dumës” se “seksi e dashuria” në ato kohëra na pska qen “diktat” nga diktatura më kujtohet një histori e vockël..

    Në ato vite doli një libër për fëmij, në përmasat e një reviste dhe e ilustruar me piktura të bukur që rrëfente për një qerrata qen që quhej “Pifi”

    Libri tirullohej “Aventurat e Pifit” dhe kushtonte 20 lekë të vjetra

    Tek ballkoni madh i shtëpis në katin e parë mblidheshin gjithnjë shoqet e nanës, pinin kafen e mëngjezit, thurnin me grep, dhe shoshnin dhe sitnin të gjithë qytetin. Një nga gratë, mom Rafmija gjithmon merrte me vete nipin e saj Takun..

    Ai loste jashtë balkonit me fëmitë e tjerë..

    Një ditë vjen duke qarë.

    – Ça ke ere, e pyeti e shqetsuar mom Rafmija, kush të rrafi?

    – Nuk më rrafi njeri, joo.. Unë du 20 lekë, i tha Taku.

    – 20 lekë? Ç’i do 20 lekët ti ore?..

    – I du.. I duuuuu..

    – Çi do ore?..

    – I du për Pifin.

    – Për çin ere?.

    – Për pifin..

    – Qyqia! Çere, çere?!

    – Pifin moj, Piiifin..

    – Ç’asht kjo fjalë ere. Mbylle ore gojën, sa ashtu turp.

    – I du moj 20 lekë. I du. Të gjithë shokët e kan Pifin, vetëm unë jo…

    – Ptu, ptu, ptu. Mos ta ngjoj ma këtë fjalë se… ta dish.

    – Unë du Pifin, du Pifin. Du të mësoj aventurat e Pifit, filloi të bërtasi Taku duke qarë…

    – Mylle mre gojën se ndryshe do ta përvëloj me spec djegës, ta dish. Do ti baj fllucka fllucka ene gjuhën, ene buzët, ta dish.

    Qyqia moj gra, qyqia. Ku e ka msu këtë fjalë moj. U prish dynjaja..

    Po ku mbahej Taku. Bërtiste me të madhe “Unë du Pifin. Të gjithë shokët kan pif, unë s’kam. Du aventurat e Pifit.”

    – Qyqia, qyqia. Ke na vuni culen e zezë mbi kokë sot ky. Upu pu, pu..

    Zbriti jashtë ballkonit rrëmbeu Takun dhe iku në shtëpi..

    Kjo “puna” e Pifit nuk mbaroi me kaq. Kur e morën vesh se “Pifi” ishte emri i një qeni tek një libër, mom Rafmija me nanën e dy shoqe të tjera ju lëshuan vëndëshe shiitses së librave, Lirisë..

    – Turp të kesh moj Liri që shet këto palaçolluqe për kalamajtë. Turp..

    – Por është libër moj nana. Pifi është një qen. Kështu e ka emrin..

    – Gjeni moj Liri një emër tjetër.. Ptu, ptu, ptu..”Avanturat e atij..”..

    Qyqia..Turp, turp, turp..

    Dhe “dum, dum, dumat” na bëjnë ca analiza për “seksin e dashurinë” e asaj kohe..

    Sot “Pifat”, kan dalë sheshit jo vetëm si qen, po edhe si çakej, si kuçedra, si lubij..

    Dashuria, është kthyer në një kurvëri e neveritshme, ku çdo pjesë e trupit dhe shpirti shitet si në pazar

    Astrit Çerma grida duma
    Previous ArticleSfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash… Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘FRIKSHME’!
    Next Article Tërmet i fortë në Zakinthos, ja sa ishte magnituda dhe cfarë raportohet!
    Të Fundit

    Ditë e trishtë për demokratët! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

    July 11, 2025

    Tërmet i fortë në Zakinthos, ja sa ishte magnituda dhe cfarë raportohet!

    July 11, 2025

    S*ksi në komunizëm, aktori i njohur bënë reagimin e ashpër ndaj Grida Dumës!

    July 11, 2025
    Tv Show

    Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Korrik 2025

    July 11, 2025

    Takimi ‘special’ në burgun e Drenovës me Laert Haxhiun, REAGON modelja e njohur nga Kosova

    July 11, 2025

    Nga dashuria tek financat, ja çfarë parashikon horoskopi për ju, e premte 11 korrik 2025

    July 11, 2025
    Horoskopi

    Sfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash… Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘FRIKSHME’!

    July 11, 2025

    Lëvizje energjish të forta për këto 3 shenja këtë fundjavë! Ja cfarë parashikojnë yjet

    July 11, 2025

    ‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!

    July 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.