Hilsn

U gjet e mbytur në lumin Shkumbin/ Identifikohet 55-vjeçarja nga Policia…

Policia e Elbasanit ka identifikuar gruan që u gjet e pajetë në lumin Shkumbin.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.

Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

×