Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.
Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin dhe marrjen e gjeneratorit të vendosur përpara godinës, u përplas me protestuesit.
Pas kësaj, Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë. Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar.
Situata vijoi në fjalime për vijimin e protestës së tyre.
Kujtojmë se prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.





