Hilsn

Marrin fund aludimet! Zbulohet një nga opinionistët e BBVA5, emri do ju BEFASOJE të gjithëve

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania 3”, Franceska Murati, i është bashkuar zyrtarisht formatit televiziv

“Big Brother Fan Club” në pozicionin e opinionistes.

Modelja, e cila pas daljes nga shtëpia ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë jetën mes Tiranës dhe Londrës,

rikthehet tashmë në ekran në një rol të ri analizues për publikun.

Konfirmimi erdhi gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku Franceska shprehu entuziazmin për këtë mundësi,

duke premtuar se do të sjellë perspektivën e saj mbi dinamikat e lojës në edicionin që nis më 20 dhjetor nën drejtimin e Ledion Liços.

Ky emërim ka ngjallur interes te ndjekësit e reality show-t, ndërsa publiku mbetet ende në pritje për të mësuar emrat e opinionistëve të spektaklit kryesor dhe kastin e banorëve.

×