Meterologia, Lajda Porja bëri parashikimin e motit. Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën më të madhe të rajonit e Ballkanit.
“Nga dita e sotme dhe deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, diellin do ta kemi prezentë për gjatë gjithë paradites, vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat malore”, tha meterologia.
Ajo theksoi gjithashtu se i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe me temperatuara të larta.
“Tempertaurat do të jenë relativisht shumë të larta, sidomos vlerta e mesditës në një anomali të theksuar. Parashikohet që mëngjeset të jenë kryesisht të ftohta, ku gjatë gjithë javës do të jemi rreth vlerës 1-2 gradë.
Mbi 20 gradë Celsius presim vlerat e mesditës. Sot janë 20 gradë Celsisus, nga nesër dhe në vijim do të jenë në ngritje dhe fundjava pritet të jetë në këto vlera. Do jetë një javë konstante dhe jo dinamike, do kemi diell gjithë javën, mëngjese të ftohta dhe mbazditë të ngrohta. Gjatë gjithë kësaj jave do të jemi me temeratura me vlera në 20 dhe 22 gradë Celsius. Era nuk do jetë problematike, do të jetë e lehtë s’do ketë probleme”, u shpreh Porja.
Ndërkohë, përsa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë me mot të kthjellët.
“Sot psh, vranësirat janë më prezente, por duke nisur nga e marta dhe në vijim do të ketë shumë diell. Paraditet me diell, mbazditet me kthjellime. Nuk do të ketë rreshje, por mëngjese të ftohta der në -2 gradë Celsius”, tha meterologia.





