Hilsn

Ngjarje e rëndë! P*rdhunohet 18-vjeçarja në shezlongët e plazhit në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjeçare me shtetësi italiane ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një person.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës reaguan menjëherë pas njoftimit, duke organizuar një operacion intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh punë hetimore dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonardo Preza 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të Durrësit, person me precedentë penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, pranë shezlongëve përballë një hoteli në lagjen 13, ku i riu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 18-vjeçare.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale:
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

×