Hilsn

Ngjarje tragjike: 25-vjeçari i merr jetën motrës së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Napolit në Itali.

Një 25-vjeçar ka vrarë motrën e tij, vetëm 23-vjeçe, në banesën e tyre dhe më pas ka marrë policinë në telefon, ku i ka treguar për krimin e rëndë.

Menjëherë sapo efektivët kanë mbërritur në banesë, i riu iu ka rrëfyer se krimin e rëndë e ka kryer në momente të rënda tensioni.

Por sipas dinamikës që ka ndërtuar policia, rezulton se 25-vjeçari, menjëherë pas ngjarjes ka marrë në kamer nënën e tij dhe i ka treguar trupin e pajetë të vajzës.

Ngjarja po hetohet për të përcaktuar momentin kur ndodhi dhe çfarë informacioni u dha nga telefonata.

Nga autoritetet, bëhet e ditur se autori nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

×