Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Vaun e Dejës, ku uji raportohet se është prezent në të paktën 100 banesa.
Një nga banorët shprehet se përmbytja ndodhi brenda 30 minutave dhe se niveli i përmbytjeve në hotel ka arritur në mbi 2 metra.
Gjithashtu theksoi se uji i mori para gjithçka, nga bagëti e koshere bletësh, duke vlerësuar një dëm prej 50 mln lekë.
Banori: Çfarë kam pasur mi ka marrë, bagëti e të gjitha gjërat, kam koshere bletë, të gjitha i ka marrë me vete. E pabesueshme, hotelin komplet ma ka prishur, çfarë kam pasur magazina mi ka marrë të gjitha me vete. Kam mbi 2 metra ujë brenda.
Për 30 minuta ndodhi kjo punë, edhe vazhdon njësoj. Dëmi është mbi 50 mln lekë, me këto jetoja unë dhe me këtë hotel. Çfarë kam pasur në hotel i shkatërroi, më ka marrë uji 15 mln lek mall, plus dëme materiale brenda hotelit. Shteti të na ndihmojë, por nuk besoj.
Nuk jemi përmbytur asnjëherë në këtë mënyrë, dy metra ujë është e pabesueshme.





