Hilsn

Ngjarje tronditëse! 18 vjecarja në Shkodër konsumon një grusht me medikamente, raportohet se…

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 18-vjeçare ka tentuar të t’i japë fund jetës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku e reja është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente.

Mësohet, se 18-vjeçarja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u largua në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim,

sepse dje, është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente, një shtetase 18 vjeçe. Ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

×