Hilsn

Nuk kanë fund aksidentet! Makina përplas 19 vjecaren që po lëvizte me bicikletë, e reja…

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet, i drejtuar nga shtetasi S. L., 63 vjeç, ka përplasur një 19-vjeçare, shtetasenE. Sh., e cila po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar disa lëndime të lehta dhe është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale.

×