Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Video/ ‘Më solle një shishe ujë tepër’, efektivi dhe miku i tij dhunojnë kamerierin 18-vjeçar në Vlorë në sy të klientëve!

    0
    By admin on July 27, 2025 TvShow

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një kamerier 18-vjeçar është dhunuar nga një efektiv policie jashtë detyrës, si edhe një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 26 korrik, në hotel Regina Garden në Vlorë, ku kamerieri është dhunuar gjatë orarit të punës në prani të klientëve, vendas e të huaj.

    Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi, aktualisht polic në Policinë e Dibrës, dhe një person tjetër i njohur për blutë e Vlorës, Leart Bimo, kanë pretenduar se kamerieri i ka çuar një shishe ujë më tepër se çfarë ata kishin porositur. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të dhunës. Kamerieri Ron Balaj dallohet teksa qëndron pranë banakut, ndërsa i pari shkon pranë tij Isufi, ku dallohet teksa flet me kamerierin dhe më pas e qëllon me shpullë në faqe. Më tej, afrohet Leart Bimo, i cili dallohet më i ashpër dhe e qëllon disa herë më shpulla.

    Dhuna ka ndodhur në prani të klientëve që të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh. I riu ka bërë kallëzim në polici dhe është marrë në pyetje nga blutë e Vlorës, bashkë me punonjës të tjerë të hotelit e dëshmitarë. Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës, ndërkohë që vetë i riu tregon edhe se si nisi sherri dhe momentin e dhunës.

    “Quhem Ron Balaj, jam tetëmbëdhjetë vjeç, punoj këtu tek Regina Garden. Erdhën dy zotëri, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht që t’ua çoja porosinë. Porosia, ishte një shishe ujë e madhe, një shishe e vogël, një makjato. Ia çova në tavolinë dhe tjetri më thotë vetëm një ujë sill. Po vëlla, ta heq unë ujin i thashë. Shahu dhe herë të tjera.

    Ia hoqa ujin nga tavolina, i thashë vëlla do ta heq unë ujin, vetëm s’ka nevojë të shash, se edhe ai tjetri padashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat më ndjekin deri në banakë. Jo po pse ashtu, jo po pse kështu vjen më kap me dorë ai, jo po pse flet ti tërë pordhë.

    I thashë vëlla, të lutem mos kap me do. Menaxheri ishte aty, të lutem mos kap me dorë. Vjen ai tjetri nga pas dhe më qëllon tre herë. Të parën me dackë e dy të tjera me grusht, mu në mes të lokalit atje, se i çova një bidon më tepër. Kaq ishte e gjitha”, tregon ai.

    Previous ArticleNjë e Diel e tensionuar, me të papritura dhe ndodhi! Energjia e kësaj dite do ju…
    Next Article U dhunua nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, flet kamarieri 18-vjeçar: I thash mos ofendo, më goditën me grushte
    Të Fundit

    E harroi Gjestin? Egli poston foton e papritur, e mbërthyer nga krahët e këtij personi (Foto)

    July 27, 2025

    Cfarë pritet të shohim? Një format i padëgjuar më parë, ish banorët e BBVA dhe ish fermerët bëhen BASHKE dhe…

    July 27, 2025

    E diel e trishtë! Humb jetën një person në det zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë

    July 27, 2025
    Tv Show

    Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, pasagjerët evakuohen përmes ‘rrëshqitëseve emergjente’

    July 27, 2025

    Humb jetën në plazhin e Qerretit një pushuese

    July 27, 2025

    U dhunua nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, flet kamarieri 18-vjeçar: I thash mos ofendo, më goditën me grushte

    July 27, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e tensionuar, me të papritura dhe ndodhi! Energjia e kësaj dite do ju…

    July 27, 2025

    Ju erdhi dita dhe juve! 5 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ditët më të bukura të vitit!

    July 26, 2025

    Periudhë pozitive pëër këto 5 shenja, ‘TMERR’ për të tjerat! Ja cfarë ju pret deri me 3 Gusht

    July 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.