Një aksident i rëndë në vendin e punës ka marrë jetën e një të riu nga Kosova në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.
Viktima është Pashtrik Krasniqi, 21 vjeç, i cili humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike teksa po
çmontonte skela në një lartësi prej gjashtë metrash, pas përfundimit të punimeve në një ndërtesë në zonë.
Sipas raportimeve të para, i riu dyshohet se ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike me pulpën e këmbës, duke pësuar një goditje fatale nga tensioni i lartë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të tragjedisë.