Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjinar, ku ka humbur jetën një 54-vjeçar,
pasi dyshohet se është rënë aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi Pëllumb Toçi, banues në fshatin Pashtresh,
i cili ishte larguar nga banesa që nga mëngjesi i djeshëm. Pas kërkimeve intensive, trupi i tij u gjet dhe u nxor nga ujrat e kanionit nga polumbarët e Repartit Special RENEA.
Ndërkohë, një grup i posaçëm po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes.