Hilsn

E z*za vd*kje nuk ja kurseu jetën! Kishte shumë dëshirë për të jetuar, humb jetën Rozalinda pas…

Një lajm i hidhur është bërë i ditur mbrëmjen e 25 dhjetorit. Rozalinda, vajza e re për të cilën përgjatë muajve të fundit “u ngritën në këmbë” mijëra shqiptarë ka humbur betejën me sëmundjen e keqe, pikërisht në ditën e Krishtlindjes.

Rozalinda, vajza e buzëqeshur që e donte aq shumë jetën, ishte vetëm 23-vjeçe. Ajo luftoi me të gjithë forcën e saj, me forcën e familjarëve që po shihnin dritën e syve teksa vuante, me ndihmën e shqiptarëve, por sëmundja flamë u tregua e pamëshirshme me të!

Historia e Rozalindës u bë publike për herë të parë në muajin shkurt, pas diagnostikimit me neurofibromatozë, një sëmundje e rrallë që i kishte shkaktuar 18 tumore në trup, dy prej tyre në kokë. Pas apelit për ndihmë, reagimi i qytetarëve ishte i menjëhershëm dhe brenda 24 orëve u mblodhën fondet e nevojshme për trajtimin e saj jashtë vendit.

Ajo u nis drejt Spanjës për ndërhyrje kirurgjikale, por operacioni nuk pati rezultatin e pritur. Gjatë ndërhyrjes, komplikacionet i shkaktuan paralizë totale. Ndonëse trupi i saj nuk i përgjigjej më, në sytë e Rozalindës lexohej shpresa, dëshira dhe forca për të vazhduar betejën.

Për shkak se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, familjarët e saj u detyruan që t’i drejtoheshin sërish shqiptarëve. Ata kërkuan ndihmë për seancat e fizioterapisë dhe trajtimet që Rozalindës i duhej.

Edhe kësaj here shqiptarët nuk e zhgënjyen, nuk ja lëshuan dorën dhe i treguan që bashkë do t’ia dalin. Në kohë rekord u mblodh sërish shuma që Rozalindës i duhej, por pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve të ndjekura, ajo ndërroi jetë mbrëmje ne 25 dhjetorit duke lënë në dhimbje të pamasë familjarët e saj, miqtë dhe të gjithë shqiptarët për të cilët ajo u bë pjesë e familjes!

×