Në moshën 49 vjeçare, ka ndërruar jetë në Stamboll të Turqisë, ku edhe jetonte me familjen e saj, pejanja Mirlinda Imami, autore e emisioneve argëtuese e motivuese ‘Qejfi më i madh se Stambolli’.
Mirlinda Imami, në rininë e saj, gjatë viteve të 90-ta, ishte një nga figurat ikonike të qytetit të Pejës, e njohur për inkorporimin e frymës moderne europiane tek rinia qytetare.
Në rrethin e saj të gjërë shoqëror, për kohën, Linda Imami, shquhej për guximin dhe temperamentin që e dallonte nga gjenerata e saj, me vendosmërinë për ti bërë gjërat ndryshe.
Virtyt që e karakterizonte për ta bërë dallimin nga brezi i bashkëkohanikëve të saj, ishte gatishmëria për ndërmarrësi dhe dashuria për të tjerët.
E ndjera, prej muajsh u diagnostifikua nga sëmundja e rëndë ndërsa nga muaji korrik i këtij viti po trajtohej në qendrat më të njohura spitalore të Turqisë, shteti ku ajo kishte ndërtuar familjen e saj.
Më 14 Gusht, Imami, kishte konfirmuar sëmundjen e rëndë në rrjetet sociale, ku me pak rreshta dhe shumë optimizëm kishte treguar se po kryente trajtime mjekësore.
E ndjera, pas vetës ka lënë bashkëshortin turk dhe dy fëmijët, (vajzë dhe djal).
Lajmin për vdekjen e saj, e kanë bërë publik, familja e ngushtë e saj në Pejë.