Hilsn

Ngjarje horror! Nëna gjendet e mb*tur në det, i biri 8-vjeçar i vr*rë me th*kë në banesë

Autoritetet italiane kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme dy viktima në zona të ndryshme të Salentos.

Viktimat janë nënë e bir, Najoua Minniti, 35-vjeç u gjet në det pranë Torre dell’Orso nga një zhytës që njoftoi menjëherë rojen bregdetare.

Në banesën e saj në Calimera, karabinierët gjetën të pajetë të birin, 8 vjeçar, Elia Perrone. Ai u gjet me shenja dhune të shkaktuara me mjet të mprehtë.

Babai i 8 vjeçarit lishte njoftuar autoritetet pasi nuk po kontaktonte dot me ish-bashkëshorten, ndërkohë që djali nuk ishte oaraqitur në shkollë ditën e djeshme.

Prokuroria e Leçes po heton pistën që Minniti mund të ketë vrarë fëmijën dhe më pas të jetë vetëhedhur në det, por priten rezultate të mëtejshme dhe verifikime të plotësuara nga autopsia.

Dëshmitë e para tregojnë se e dyshuara rreth orës 12:30, ka patur një debat në telefon dhe më pas është larguar me makinë. Dy orë më vonë trupi i saj u gjend në det.

Ajo punonte në resorte turistike, por thuhet se kohët e fundit po kalonte vështirësi personale dhe ekonomike. Vetëm pak javë më parë ajo kishte postuar në rrjete sociale një foto familjare bashkëngjitur me të cilën shkruajti: “Jemi mirë, herë pas here arrijmë të mblidhemi të gjithë bashkë.”

×