Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    0
    By admin on April 1, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”

     

     

    në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në vlerat ushqyese që kanë bananet. Vitaminat dhe mineralet prezente në këtë frut janë shumë efektive në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore. Por përveç këtyre vlerave të mrekullueshme banania dhe lëkura e saj është shumë e mirë dhe për maska të ndryshme në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë.

    Specialisti Merja thekson se bananet përmbajnë acid galik, katekinë, taninë, flavonoide, vitamina A, E, C, B, B2, B6 dhe shumë minerale si kalium, fosfor, natrium, magnez dhe triptofan, këto dy të fundit stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe dopaninës. Gjithashtu dhe lëkura e bananes përmban amina biogjene si serotonina dhe dopamina.

    Përfitimet nga konsumimi i bananes

    • Relaksimi i sistemit nervor

    • Ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut

    • Rrit përqendrimin dhe mprehtësinë e trurit

    • Ul aciditetin në stomak

    • Bananet dhe hudhrat ulin alkoolin në gjak

    • Ndihmon trupin në rritjen e rezistencës karshi sëmundjeve të rënda

    • Ul ndjeshëm gliceminë

    • Antioksidant, burim i mirë i vitaminës C

    • Nxit urinimin

    • Lulet e bananes ilaç për çrregullimet menstruale

    • Lufton djegien, tul banane përzier me salcë domate ose aloe vera

    • Antialergjike, gjethet përdoren për çaj kundër infeksioneve në mushkëri, vesh, etj.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, realizoi dhe disa receta smothi me banane kombinuar me fruta e perime për trajtimin e disa sëmundjeve dhe problematikave shëndetësore.

    • Për të përmirësuar funksionin e zemrës: grijmë 1 banane, 1 domate dhe 1 lugë boronicë

    • Për të eleminuar aciditetin e stomakut: grijmë 1 banane, 20 gr xhinxhër dhe 1 lugë kafeje jamball

    • Për shëndoshje të tirodeve, gjokseve: grijmë 1 banane në 100 ml qumësht, shtojmë 100 gr brokoli dhe 2 degë selino

    • Për konstipacion: 1 banane, 1 lugë gjelle fara liri, 1 lugë çaji fara chia dhe 100 ml hirrë ose qumësht

    • Detoks: banane, gjembgomari, shafran, rrush i zi

    • Ekstrakt i lëkurave të bananes për verukat në qafë, për ekzemë, për psoriasis: 20 gr lëkura bananesh i hedhim në 100 ml alkool 65°, shtojmë petale trëndafili dhe 20 gr tambëlgjak

    Përdorimi i bananes në kozmetikë

    • Ushqyes lëkure me palcën e bananes

    • Qetëson urtikarien në trup dhe pickimet e insekteve

    • Lufton psoriasin dhe lythat

    • Krem me palcën e bananes: 100 gr palcë banane kaurdiset me 80-100 ml vaj ulliri ose vaj bajamesh për 15-20 minuta. Kullohet vaji, hidhet përsëri në enë, shtohet 10 gr dyll i pastër, pak heliksirium, livando dhe sherebel. Lihet të ftohet kremi.

    Previous ArticleYlli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve
    Next Article OH ZOT SA NJEREZ TE MIRE… Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për Eglin: “I kërkojmë falj…
    Të Fundit

    Mbrëmje e errët! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një grua!

    August 26, 2025

    Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasib për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën!

    August 26, 2025

    Mos mendoni që erdhi vjeshta, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme!

    August 26, 2025
    Tv Show

    Zjarri në restorantin e dasmave, reagon këngëtari i mirënjohur…

    August 27, 2025

    Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet kati i nje pallati, evakuohen banorët

    August 27, 2025

    Parashikimi i horoskopit 27 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    August 27, 2025
    Horoskopi

    ‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!

    August 25, 2025

    ‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!

    August 25, 2025

    ‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

    August 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.