Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Golf”.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Burrelit ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar brenda në tunel dhe përgjatë Rrugës së Arbrit.