Televizioni Top Channel ka ndezur kuriozitetin e publikut duke publikuar një kuic zyrtar për të zbuluar emrin e moderatores së re të formatit “Big Brother VIP Fan Club”.
Edhe pse prej kohësh në rrjetet sociale dhe portale është përfolur se vendin mund ta zërë Egli Tako, publikimi i një liste të gjerë opsionesh ka hapur pista të reja diskutimi duke e bërë garën më të paqartë.
Në faqen zyrtare të programit është postuar një siluetë vajze e shoqëruar me pyetjen “Cilat iniciale i përkasin moderatores?”, ndërsa opsionet e dhëna përfshijnë: S.GJ, K.T, E.T, O.N, R.R, D.K, K.H dhe R.D.
Postimi fton ndjekësit të gjejnë figurën e duhur mes këtyre kombinimeve, duke sfiduar hamendësimet e deritanishme.
Mbetet për t’u parë nëse inicialet E.T do të konfirmojnë zërat për Eglin, apo nëse produksioni ka përgatitur një surprizë tjetër për drejtimin e këtij sezoni.






