Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Kjo po që do jetë finale! Ledioni paralajmëron super spektakël ‘Do të jenë qershia mbi tortë…’

    0
    By admin on April 16, 2025 Të Fundit

    Vetëm tre ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania!

    Një natë plot supriza, lot dhe emocione të forta pritet të jetë ajo e së shtuna mbrëma ku përpos kurorëzimit të fituesit të Big Brother Vip 4 do të zhvillohet një spektakël i vërtetë.

    Ashtu si dhe Ledion Liço e ka pohuar së fundmi nata e 19 prillit do të jetë nata e suprizave për të gjithë, jo vetëm për finalistët.

    Prezantuesi i këtij spektakli tha se shumë personazhe të njohur, por dhe qytetarë të thjeshtë do të jenë “qershia mbi tortë” dhe se spektakli do të zgjasë për gati 6 orë, ku shumë të ftuar do të performojnë duke dhuruar një “show” të vërtetë.

    “Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

    Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

    Njerëzit që duan ta shijojnë më nga afër programin, mund ta bëjnë pikërisht këtu, do të kthehet si një koncert i vërtetë që zgjat 6 orë, këtë vit kemi pasur edicion me shumë artistë, kanë prodhuar shumë muzikë edhe brenda edhe jashtë shtëpisë, hitet e këtij sezoni do të përcillen nga publiku që vjen nga gjithandej. Vendi mban, por biletat anë të reduktuara. Ato gjenden lehtësisht online, nëse doni t’i merrni fizikisht mund t’i merrni në Kashar dhe tek Arena Center. Bileta ka një çmim simbolik, me synimin për t’u mbledhur së bashku. Dua të them që tifozeria e këtij viti ka qenë më e mira e të gjitha edicioneve”, tha Ledion Liço.

    Ndërkohë, për të gjithë ata që duan që të shohin këtë finale “LIVE”, atëhere mjafton që të blejnë një biletë e cila kushton nga 10 mijë lekë të vjetra deri në 50 mijë lekë të vjetra.

    bbva finale ledion lico
    Previous ArticleCfarë po ndodh me kushtet atmosferike? Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja…
    Next Article Pasi i tha Ledionit ‘je shumë i bukur’, Danja rrëfen përballjen me Redin jashtë shtëpisë!
    Të Fundit

    ‘Kujdes në familje, java e fundit e Korrikut do ju prek në…’ Meri Gjini ‘SHKUND’ shenjat me parashikimin e fundit!

    July 28, 2025

    Do habiteni! I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)

    July 28, 2025

    ‘Mendova për familjen dhe fëmijët, rashë në tokë pa ndjenja…’ L*ftoi me fIakët për të shpëtuar jetë, rrëfehet Agim Troci

    July 28, 2025
    Tv Show

    I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij

    July 28, 2025

    I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)

    July 28, 2025

    Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…

    July 28, 2025
    Horoskopi

    ‘Kujdes në familje, java e fundit e Korrikut do ju prek në…’ Meri Gjini ‘SHKUND’ shenjat me parashikimin e fundit!

    July 28, 2025

    Do përjetoni kulmin e ndjenjave! Javë e re, e mbushur me të papritura për këto shenja

    July 28, 2025

    ‘Do merrni vendime që do ju ndryshojnë jetën…’ Horoskopi për sot, këto shenja do ketë ndikim të madh nga Jupiteri

    July 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.