Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) do te njoftojë mjekët se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzanisë, i njohur ndryshe si Tylenol në SHBA, “mund të shoqërohet me rrezik të shtuar për autizëm”.
Trump tha se gratë shtatzëna nuk duhet ta përdorin atë “përveç rasteve kur është domosdoshmëri mjekësore”, si për shembull në rast ethesh.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se shkenca nuk e ka vërtetuar një lidhje të tillë dhe autizmi shkaktohet nga shumë faktorë. Për dekada, paracetamoli ka qenë i vetmi ilaç pa recetë i konsideruar i sigurt gjatë shtatzënisë, ndryshe nga ibuprofeni ose aspirina që mund të rrisin rreziqet për komplikacione.
Kompania prodhuese e Tylenol, Kenvue, reagoi duke thënë se mbi 10 vite kërkime të rrepta nuk kanë gjetur asnjë provë të besueshme që paracetamoli lidhet me autizmin, dhe se ky mbetet opsioni më i sigurt për gratë shtatzëna kur përdoret me këshillën e mjekut.