Hilsn

Publikohet data zyrtare – ja kur fillon “Big Brother VIP”!

Pas muajsh pritjeje dhe thashethemesh, është bërë zyrtare — “Big Brother VIP Kosova” do të nisë më 17 nëntor 2025!

Lajmi është konfirmuar nga faqet zyrtare të Klan Kosova dhe Big Brother VIP Kosova, të cilat publikuan një video promovuese që ka ndezur rrjetin.

Në videon misterioze, shihet një skenë me dy persona ulur përballë njëri-tjetrit në një dhomë të errët, mes tymi dhe drite të zbehtë — një simbolikë që ka ngjallur kureshtje për formatin dhe personazhet që do të hyjnë këtë vit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ky sezon pritet të sjellë risi të mëdha, surpriza në kastin e banorëve dhe një koncept ndryshe që, sipas burimeve pranë produksionit, do të jetë “më emocional, më i fortë dhe më i paparashikueshëm se kurrë më parë”.

Fansat kanë shpërthyer në komente pas publikimit të njoftimit, duke e kthyer hashtagun #BigBrotherVipKosova në një nga më të kërkuarit në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klan Kosova (@klankosovaofficial)

×