Dy vajza adoleshente janë denoncuar si të humbura në Policinë e Tiranës nga familjarët e tyre.
Ishte babai i një 15-vjeçareje që ka dhënë alarmin në polici, se vajza e tij ka është larguar nga banesa.
Po ashtu, mamaja e një 16-vjeçareje ka denoncuar se vajza e saj është larguar nga banesa.
Ndërsa policia thekson në njoftimin e saj, se po punon për gjetjen e tyre.
“Më datë 25.12.2025:
Shtetasi F. M. kallëzoi se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
Shtetasja A. C. kallëzoi se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.





