Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Rrenas të Belshit, ku një grua e moshuar ka humbur jetën.
Sipas informacionit të policisë, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin e tij shtetasin Rr. T., 73 vjeç, e cila po ecte këmbë.
E moshuara ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është nën hetim.
Policia ka bërë të ditur se po kryhen veprimet procedurale me të riun, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën
për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.





