Hilsn

I mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, mbështetësit e Elvis Shkambit bëjnë të PAIMAGJINUESHMEN jashta mureve të burgut!

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e hënë, reagimet në rrjetet sociale kanë kanë qënë nga më të ndryshmet.

Por “lëvizjet” e atyre që kanë mbështetur aktin e dhnshëm të autorit kanë arritur absurdin.

Kjo sepse së fundmi është është hapur edhe një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për autorët e krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.

Fushata, e shpërndarë nga faqja Albanian Women of Michigan dhe e organizuar nga një familjar i ti tyre, Francesk Shkambi, kërkon ndihma financiare për “sigurimin e mbrojtjes ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit.

Në përshkrimin e vendosur në linkun e GoFoundMe, ngjarja është përshkruar si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, gjë e cila paraqitet si një formë justifikimi që i është bërë aktit kriminal të autorit.

×