Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Biznesmeni nën shënjestër/ GJKKO i sekuestron gjithçka, nga firma te makinat e sh…

    0
    By admin on May 21, 2025 TvShow

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme , GJKKO ka konfiksuar pasuritë e shtetasit Indit Vezi.

    Nga pasuritë e konfiskuara janë një autobus, i markës Volvo, një autoveturë, i markës Mercedes Benz S300, një trailer.

    Gjithashtu kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti) L62420503D dhe firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe ushtrim aktivitetit Durres, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kesaj kompanie.

    Po ashtu GJKKO ka vendosur revokimin e sekuestros për dy apartamente, një arë dhe një makinë.

    Njoftimi:

    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 24.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Sekuestrim pasurie kundër pasurive të shtetasit Indrit Vezi, persona të tretë shtetasit S.V, D.V, E.V, F.F, K.R, Q.Ç, Shoqëria Trans Komod sh.p.k., Shoqëria Matraku Trans sh.p.k”, baza ligjore ligji nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014 dhe ligjin nr. 70/2017, datë 27.04.2017.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 7, datë 21.05.2025, vendosi:

    Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr. 4 të vitit 2022, konkretisht:
     Automjetit autobus, i markës Volvo, me targë ****, me Nr. shasie ****, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998 në emër të Indrit Vezi;

     Automjetit autoveturë, i markës Mercedes Benz S300, me targë ****, me Nr. shasie ****, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998, në emër të Indrit Vezi;

     Trailer nr. shasie ****, blerë me Kontratë shitblerje nr. **** rep dhe nr. **** kol. datë ****, notere G.B, me palë blerëse D.V, në emër të Shoqërisë DYLAVER VEZI Shpk me NIPT Nr. L2114503K, për blerje automjeti e llojit gjysmë rimorkio e markes KRONE SD K, me vlerë transaksioni 11.000,00 Euro.

     Kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti) L62420503D.

     Firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe ushtrim aktivitetit Durres, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kesaj kompanie.

    Revokimin e sekuestros për pasuritë:
     Pasuri e paluajtshme me Nr. ****, Zona Kadastrale ****, Vol. ****, Faqja ****, e llojit Apartament, me sipërfaqe prej 103 m2, me adresë ****, në pronësi të shtetasit Indrit Vezi, me Nr. identifikimi ****. Në Seksionin ****, të kësaj kartele ka kufizime, me Nr. regjistri ****, datë ****.

    Pasuri e paluajtshme me Nr. ****, Zona Kadastrale ****, Vol. ****, Faqja ****, e llojit Apartament, me sipërfaqe prej 51 m2, me adresë ****, në bashkëpronësi të shtetasve D.V dhe E.V, ku vlera e pasurisë fillestare është 34.000 Euro. Në Seksionin ****, të kësaj kartele ka kufizime, me Nr. regjistri ****, datë ****, me shënimin “Realizohet K. Shkëmbimi”.

     Pasuri e paluajtshme me Nr. ****, Zona Kadastrale ****, Vol. ****, Faqja ****, e llojit Arë, me sipërfaqe prej 1809 m2, me vendndodhje në adresën ****, në pronësi të shtetasit S.V.

     Automjetit autoveturë, i markës Daimler Benz, me targë ****, me Nr. shasie ****, me ngjyrë blu, i vitit të prodhimit 1997, në emër të Indrit Vezi, pasi rezulton të jetë e shtetasit K.R.

    Shpenzimet proceduriale të parapaguara nga shteti gjatë fazës së hetimit paraprak pasuror, ato të kryera në gjykim, shpenzimet për avokaten e caktuar kryesisht, aktit të ekspertimit, shpenzimet e sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive, i ngarkohen subjektit të hetimit pasuror, shtetasit Indrit Vezi në raport për pasuritë dhe në raport me pjesën për të cilën është pranuar konfiskimi.
    Ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të konfiskimit, në zbatim të nenit 28, pika 1 të Ligjit nr. 10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar.
    Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
    Tiranë, më datë 21.05.2025

    Previous Article‘Ma shpifen, vura re që…’ Roza Radi flet për punën në televizione?
    Next Article U bë nënë për herë të dytë, ja cfarë emri unik paska zgjedhur Einxhel Shkira për djalin e saj!
    Të Fundit

    ‘Gruaja ishte shtylla e shtëpisë…’ Shqiptari vr*u gruan para syve të fëmijëve, flasin fqinjët të tmeruar

    August 22, 2025

    Lajm i fundit: Arrestohet vajza e Eli Farës, ja arsyeja

    August 22, 2025

    Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta djali i reperit të njohur shqiptar! Ja postimi rrënqethës i tij ‘Patëm nderin të kishim një engjëll…’

    August 22, 2025
    Tv Show

    Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    August 22, 2025

    EKSKLUZIVE/ Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me dr*ge në mes të Tiranës…

    August 22, 2025

    Aksident i rëndë/ Makina përplaset me shtyllën, humb jetën një person

    August 22, 2025
    Horoskopi

    E Premtja me sfida dhe tr*nditje të madhe! Horoskopi për sot, këto shenja duhet të përgaditen domosdoshmërisht

    August 22, 2025

    ‘Një ditë e re, një e premte e mbarë dhe shumë lekë për këto shenja!’ Horoskopi për ditën e nesërme

    August 21, 2025

    Një ngjarje e rëndë do ju tr*ndis! Yjet sjellin trazira për këto shenja, ja cfarë ju pret

    August 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.