Një aksident ka ndodhur përgjatë kësaj të premteje në afërsi të Tushemishtit, ku janë përplasur dy makina.
U mësua se si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur tre persona,
të cilët u transportuan drejt spitalit me ambulancë.
Po ashtu bëhet me dije se tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.





