Hilsn

Humbi kontrollin e motorit, i riu aksidentohet për vd*kje në Unazën e Madhe…

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme.

Një i ri ka humbur jetën në Unazën e Madhe, pranë Paskuqanit pasi ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po lëvizte.

I riu me iniciale L.K 26-vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar vdekjen e të riut.

Trupi i të riut është larguar nga vendngjarja, por ende nuk dihen rrethanat e qarta të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

×