Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit, dhe u plagos rëndë shoku i ti. Të rinjtë kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.
Shoferi i makinës është Gentonis Nikqi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçiklisti, të cilët kishin marrë lëndime. Njëri prej tyre s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.