Hilsn

Aksident i trefishtë mëngjesin e sotëm, një person…

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit është shkaktuar nga një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që udhëtonte në drejtim të Lezhës.

Në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë, i cili ndodhej pas mjetit të dytë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

×