Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku përveç karrierës, është ndalur edhe te detajet e jetës personale.
Gjatë bisedës për pasionin e tij ndaj artit trupor, Olsi është pyetur nëse ka ndonjë tatuazh për të cilin është penduar.
Pa hezituar, ai ka pranuar se bëhet fjalë për tatuazhin e përbashkët (couple tattoo) që kishte bërë dikur me ish-partneren e tij, Egli Tako.
Dyshja kishin gdhendur në trup simbolikën e plotësimit të njëri-tjetrit: njëri kishte gjysmë-hënën dhe tjetri gjysmë-diellin.
Por, me përfundimin e lidhjes, duket se edhe kuptimi i këtij tatuazhi u zbeh. Olsi tregoi se ka vendosur ta mbulojë atë përfundimisht.
“E kam mbuluar duke bërë një figurë maske mbi të,” rrëfeu aktori.





