Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Paqësor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini.
Lajmi i trishtë vjen vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit,
në një lokal në rrugën “Bardhyl”, ku ndaj Genard Hajdinit dhe babait të tij, u ushtrua dhunë nga 40-vjeçari Sh.G.
Paqësor Hajdini, ndërroi jetë duke lënë pas dhimbje për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.