Hilsn

Aksident i rëndë rrugor, dalin detajet e para. 3 të rinj…

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Papër.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen Passat” humbi kontrollin mbi mjetin, i cili u përmbys në rrugë.

Në automjet ndodheshin tre të rinj, të cilët fatmirësisht kishin pësuar pak lëndime të lehta.

Dëshmitarët në vendngjarje bënë me dije se automjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të madhe dhe për pasojë rrëshqiti dhe më pas u përplas anës rrugës, duke përfunduar i përmbysur.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

×